Adriano, ish-futbollisti i Interit dhe Romës, është shfaqur i indinjuar në rrjetet sociale për të denoncuar se nëna e tij kishte rënë viktimë e një mashtruesi që ishte shtirur si ai në WhatsApp dhe do ta kishte mashtruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Nëna e lojtarit do të kishte humbur 15 mijë realë brazilianë. Adriano e dha lajmin dhe kërcënoi mashtruesin duke thënë se nëse zbulon kush është, për të do të ketë pasoja.

Ish futbollisti tregoi se nëna e tij, Rosilda, ka humbur shumë para për shkak të një mashtrimi në WhatsApp. Adriano shpjegoi se mashtruesi ishte shtirur si ai dhe këtë e kishte bërë duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të telefonuar dhe mashtruar zonjën Rosilda, nënën e Adrianos, me të cilën futbollisti është shumë i lidhur.

Përshëndetje të gjithëve. Jam këtu për t’ju paralajmëruar për një gjë shumë serioze. Nëna ime sapo ka depozituar 15.000 realë në llogarinë e një personi që shtirej si unë. Mos e bëni. Unë nuk e kam ndryshuar numrin, numri im është i njëjti. Do t’ju ndjek këmba-këmbës, nëse nuk i ktheni do shihni djallin të zbresë në tokë. Atij maskarait i them një gjë: është më mirë të m’i kthesh ato para. Miku im, po të ndjek si i çmendur. Do t’ju ndjek këmba-këmbës. Nuk vihen në siklet nëna, gjyshe apo familjarë. Nëse nuk i ktheni brenda 24 orëve, gjithsesi do ta zbuloj kush jeni dhe atëherë do ta shihni djallin të zbresë në tokë.