Shtëpia e “Big Brother VIP 4” është ndarë në dy pjesë që pas dasmës së Loredanës dhe Jozit, ku ndodhi një incident mes Gjestit dhe Gertës. Kjo e fundit i hodhi në fytyrë dy herë birrë.
Teksa Gjesti po lagte me shampanjë çiftin, Gerta iu afrua dhe i hodhi birrë. Ndërkohë hera e dytë erdhi gjatë një bisede mes tyre ku Gjesti po e provokonte dhe ajo dëgjohet të thotë ‘ta hedh sërish’ dhe më pas veproi.
Tashmë banorët janë ndarë në ata që mbajnë anën e Gjestit në këtë situatë dhe ata që janë në anën e Gertës. Pikërisht për këtë ka nisur sot një debat mes Egli dhe G-Banit, ku ky i fundit mendon se Gjesti po viktimizohet dhe se janë mashtrues.
Egli i përgjigjet se ‘kur të vijnë mjekët t’u thotë se janë mashtrues’.
Teksa G-Bani ofendon Eglin duke i thënë ‘mashtruese dhe gënjeshtare’, Egli i kthehet me fjalë të bukura ‘o dritë, o yll i bukur, djali më i mirë në botë’.
Pjesë nga debati:
Egli: I kanë dhënë mjekime, kur të vijnë mjekët thuaju se janë mashtrues
G-Bani: Doktoreshë ti, po ik moj mashtruese, gënjeshtare
Egli: O yll i bukur, o dritë, o djali më i mirë në botë, më i edukuari, djali shembull
G-Bani: Ti pse e përdor?
Egli: O shembullor, nuk ke ardhur akoma të më përqafosh?
G-Bani: Jo, nuk vij më
Egli: Se mos e vjen
G-Bani: Nuk vij, je duke luajtur lojën e Gjestit, nuk je kështu
Egli: Ti je yll, ti je dritë
Gjesti: Ik se po na pengon
G-Bani: Ti je i penguar prej Zotit. Përdore syrin me u viktimizuar, karta e viktimës.