Së fundmi, dyshja Brikena-Mateo ka vendosur t’i japë fund aludimeve për marrëdhënien e tyre. I pari që reagoi ishte Mateo Borri, i cili në orët e para të mëngjesit konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi publik. Ai theksoi se zgjedh të ruajë respektin për personin dhe për kohën e kaluar së bashku, por nuk dëshironte që lajmi të kuptohej përmes detajeve në rrjete sociale.

Rreth 35 minuta më vonë, erdhi edhe reagimi i Brikenës, e cila e bëri të qartë ndarjen, duke shkruar: “Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë”. Ajo nënvizoi se mes tyre ka pasur respekt të ndërsjellë dhe kërkoi qetësi përballë zhurmës së krijuar në rrjet.

Brikena shtoi gjithashtu se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga disa platforma dhe grupe, pasi diskutimet dhe postimet rreth ndarjes po ndikojnë negativisht tek ajo.