Një ditë më parë në rrjet nisi të qarkullonte një mesazh anonim që ngrinte dyshime se çifti i njohur, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, është ndarë.

Mesazhi në fjalë pretendonte se dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por nuk e kanë bërë ende publik vendimin e tyre.

Por si qëndron e vërteta mes tyre?

Këtë e ka zbuluar vetë Mateo përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka publikuar një fotografi ku tregon se ka biseduar me Brikenën.

“Më mungon”, ka shkruar ish-finalisti i edicionit të pestë të reality show-t krahas fotos që fansat e kanë komentuar menjëherë.

Këtë e ka ripostuar edhe modelja në rrjetet e saj sociale, duke hedhur poshtë thashethemet se nuk janë më bashkë.

Kujtojmë se Brikena dhe Mateo njiheshin që para që të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP 5”, por brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri krijuan një romancë. Publiku i ka pëlqyer menjëherë që të dy dhe tani që reality show ka përfunduar, ata janë shumë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me ta si nga ana personale ashtu dhe ajo profesionale.