Mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, do të organizohet dasma e dytë për këtë edicion.
Pas propozimit që Mateo i bëri Brikenës për të qenë e dashura e tij dhe ajo tha “Po”, banori ka bërë kërkesë te Vëllai i Madh që të organizojne një dasmë.
Ditën e sotme hyri një zarf i bardhë në shtëpi, ku banorët lajmërohen për dasmën që do organizohet në darkë.
Mateo dhe Brikena nisën menjëherë të bisedonin se kë do ftonin dhe kë nuk do ftonin te dasma e tyre.
Ndërkohë në “Instagram” të BBV është bërë njoftimi i dasmës së Brikenës dhe Mateos:
”Dasmë në BBV! Mateo dhe Brikena lidhin kurorë… sonte ora 20.30 në DigitAlb dhe në kanalin zyrtar në YouTube”.

