Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Heidi Baci ka ngacmuar finalistin Mateo Borri mbi raportin e tij me Brikenën dhe ndikimin që kjo marrëdhënie ka pasur në rrjedhën e eksperiencës së tyre në shtëpi.

Heidi: Siç e the dhe ti në fillim, Brikena del kundra Rogertit… Brikena, që nuk kap finalen, ka qenë e preferuara e publikut. Mendon se ju të dy si çift e keni forcuar apo dobësuar njëri-tjetrin?

Mateo u përgjigj duke shmangur termin “lojë”, por duke theksuar ndikimin emocional dhe perceptimin e publikut:

Ne nuk e përdorim termin lojë, por meqë jemi në ‘Big Brother’, mendoj se na ka forcuar, sepse njerëzit na kanë parë në të gjitha ngjyrat./TAR