Shqipe Hysenaj duket se po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e “Big Brother VIP 5” dhe nuk ka nguruar të japë komentet e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Së fundmi, ajo ka komentuar marrëdhënien mes Mateos dhe Brikenës.
Sipas vlerësimeve të saj, Mateo duket se po i kushton një vëmendje të veçantë Brikenës, veçanërisht gjatë periudhës vendimtare që çon drejt finales së madhe.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Shqipe ka sugjeruar se Mateo po favorizon Brikenën për vendet e finaleve, duke lënë të kuptohet se ajo mund të arrijë në top 4 para tij.
“Më duket se Mateo po ia jep gjithë fuqinë dhe vëmendjen Brikenës për finale. Përpara do të futet Briki te 4-shja e finalisteve sesa Teo. Mund të iki para Brikit me të njëjtën teknikë në Big”, shkroi ajo, duke ndezur diskutime dhe spekulime te fansat e spektaklit.

Kujtojmë se finalja e madhe e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP Albania” është caktuar për t’u zhvilluar më 18 prill, dhe vëmendja e publikut mbetet e fokusuar te garuesit që pritet të marrin vendet kryesore.


