E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Saide Buzi, e cila analizoi BBV5 dhe rrëfeu detaje nga aksidenti i tmerrshëm që bëri.
“Është thjesht lojë, po ta donte Mateo ose ta pëlqente do ishte tërë kohën nga pas, Brikena i thotë stop dhe ai ndalon. Nuk mendoj që ka një pëlqim të vërtetë. Po e përdor vetëm për lojë se e di që çiftet ecin. Nuk kanë për t’u bërë çift. Mateo ka pasur shumë raste që është treguar egoist.
Ai s’ka interes. Do doja shumë ta merrte Brikena dashurinë e publikut, mendoj që ajo e ka kuptuar lojën e Mateos prandaj nuk ia jep mundësinë”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.



