Raporti i Mateos dhe Brikenës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, është me mjaft ulje e ngritje. Teksa duket se çdo gjë po shkon mirë mes tyre, ndodh diçka që qetësia mes tyre të kriset.
Mbrëmjen e djeshme, teksa ata të dy po kërcenin me njëri-tjetrin, Mateo ka tentuar që t’a puthë në buzë. Një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga Brikena, e cila e ndaloi menjëherë kërcimin.
Më pas, ajo ka shkuar duke qarë në tualet. Pasi Brikena është qetësuar, ka bërë një bisedë me Mateon për t’u sqaruar.
Banori i tregoi arsyen se pse mori iniciativën për t’i rrëmbyer puthjen në buzë:
“Duke parë afrimitetin që kemi patur gjithmonë, që përqafohemi, puthemi, më lejon të të përkëdhel gjatë gjithë kohës, edhe këtu kur po kërcenim, lojërat që bëjmë bashkë dhe ti më shtyn, tërheq, rezufon, vë dorën para. Më puthe në qafë, më puthe dy herë, pastaj me kape me dy duart që gjasmë do më puthesh në buzë, më puthe në hundë. Edhe unë kur të shoh në sy e kuptoj që ti atë puthje e do dhe nuk e merr guximin, normale do e marr unë guximin ta bëj hapin. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë të keqe”.
Nga ana tjetër Brikena i tha se kur ajo të ndihet 100 për qind e sigurt do e japë vetë puthjen. Ajo shtoi se nuk duhet t’a vjedhë atë:
“Gjithmonë të kam thënë ma respekto fjalën, Mateo ma respekto fjalën. Edhe kur kemi pa që Gimbo i ka rrëmbyer puthjen Selin, unë të kam thënë Mateo mos guxo ta rrëmbesh. Në momentin që unë e ndiej 100 për qind me e dhënë puthjen, unë e marr hapin dhe ndodh, ndodh reciprok. Jo ti të mundohesh me e marrë, me e vjedhë, ta kam thënë 100 herë. Nuk dua me e vjedhë. Nuk jam një vajzë, jam një grua dhe dua të trajtohem e tillë. Nuk jam 13-vjeçare, i kam 25 vite dhe më trajto si femër, jo gjeste 13-vjeçare”.



