Ndërsa “Big Brother VIP Albania” po i afrohet finales së madhe, finalistët po ndajnë gjithnjë e më shumë detaje nga marrëdhëniet që kanë krijuar brenda shtëpisë.

Gjatë intervistës në Top Albania Radio, Mateo Borri është pyetur nëse ka krijuar miqësi të vërteta dhe me cilët banorë mendon të ruajë kontaktin pas përfundimit të spektaklit.

I pyetur nga Heidi Baci, ai u përgjigj:

Pa dyshim, flas për çunat… do kem me Shëndritin dhe me Gimbon. Janë çuna fantastikë, kemi fol për ndjesitë, kemi bërë shaka…

Mateo theksoi se eksperienca në “Big Brother” nuk duhet parë vetëm si lojë, por si një mundësi për të përjetuar emocione të ndryshme dhe për të krijuar lidhje të vërteta:

‘Big Brother’-it duhet t’i japësh të gjitha ngjyrat… a mund të dashurosh, a mund të krijosh shoqëri…

Deklarata e tij tregon se, përtej tensioneve dhe përballjeve, brenda shtëpisë janë krijuar edhe lidhje të forta miqësore, të cilat pritet të vazhdojnë edhe jashtë saj.