Marrëdhënia mes futbollistit të famshëm, Mauro Icardi dhe aktores China Suarez, raportohet se ka marrë fund, pas një serie ngjarjesh që kanë tensionuar rëndë çiftin.
Mediat argjentinase shkruajnë se, gjithçka është përkeqësuar pas dyshimeve për një lidhje të mundshme të Icardit me 22-vjeçaren Ekaterina Ojeda, çka ka çuar Suarez të largohet menjëherë nga banesa e përbashkët dhe të zhvendoset në vilën e tij në zonën San Jorge.
Gazetarja Yanina Latorre, në emisionin SQP në America TV, ka bërë të ditur se Suarez ka zbuluar mesazhe të konsideruara komprometuese në telefonin e ish-sulmuesit të Interit.
Sipas këtyre pretendimeve, në mesazhe kërkohej kontakt me Ojedën përmes një ndërmjetësi, gjë që thuhet se ka shkaktuar përplasjen përfundimtare mes çiftit dhe ka minuar përpjekjet për të ruajtur marrëdhënien.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Icardi apo Suarez lidhur me këto raportime, ndërsa situata mes tyre mbetet e paqartë.


