E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri, për një rrëfim të patreguar më parë. Dea ka ndarë detaje nga një problem i saj shëndetësor, si po e menaxhon tani, por dhe shumë të pathëna të tjera…
Pjesë nga intervista:
Si e ke përjetuar ciklin tënd të parë menstrual? Sot nuk flitet shumë për këtë temë…
Jo, nuk flitet asnjëherë. Unë mezi prisja që të më vinte cikli, sepse më dukej sikur do të bëhesha zonjushë. Kështu e kisha dëgjuar të diskutuar dhe kështu më ishte përcjellë nga mami dhe nga shoqet e mamit. Kur diskutohej, i thuhej shoqes që kisha unë komshie, asaj i erdhi cikli para meje dhe i thanë që është bërë zonjushë. Dhe unë kisha këtë dëshirën dhe emocionin, mezi prisja që të bëhesha zonjushë edhe unë.
Do kaloja nga një vajzë që është fëmijë, në një zonjushë. Herën e parë që më erdhi cikli isha shumë e lumtur. Shumë e trembur në të njëjtën kohë, por dhe jashtëzakonisht shumë e lumtur. Herën e parë nuk kam patur probleme. Mbaj mend mamin që më shpjegoi se çfarë mund të përdorja, qetësuesit, etj. Por mbaj mend gjithashtu që mbahej shumë sekret. /TAR/



