Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e zhurmshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Një debat i fortë ka ndodhur mes Mirit dhe Erikut, pasi ky i fundit nuk u ul te krevati i këngëtarit, por la Keijsin të shkonte tek ai.

Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga Miri, i cili i është drejtuar mjaft ashpër Erikut:

“Bravo të qoftë për këtë lëvizje që bëre, por kujdes se të gjykojnë ata njerëzit që ke jashtë”.

Ndërkohë Eriku i përgjigjej duke thënë: “Kjo është lojë, mos e merr personale”.

“Je një kloun cirku”, i kthehet Miri i cili si kundërpërgjigje nga Eriku merr: “Pranoje lojën”.

“Ma bëre me sy dje dhe më the më duket kjo loja, je një kloun cirku”, vijoi Miri dhe Erik i thotë: “Faleminderit, mendimi jot”.

“Faleminderit shumë, jeni të dy njësoj. Sa më afër t’ju mbash juve aq më keq është. Mbaje mend këtë që ke bërë, Riku, Erik Lloshi. Mbaje mend këtë që ke bërë. Po tu betova ti e di shumë mirë, se di shumë gjëra, kaq”, vijoi Miri.

Kur Eriku e pyeti se çfarë di ai, Miri i tha se nuk dua të të kthej përgjigje.