Mbesa e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Kai Trump, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi publikoi një seri fotosh dhe videosh të realizuara në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
18-vjeçarja, e cila numëron miliona ndjekës në profilet e saj në rrjetet sociale, ka shfrytëzuar këto imazhe për të promovuar bluzat që ajo po shet në faqen zyrtare online.
Koleksioni, i cili mban firmën e saj, përfshin veshje casual me çmime të konsiderueshme dhe është prezantuar si pjesë e një linje të re “merch” për fansat.
Postimet e Kai Trump në “Instagram” kanë ndezur diskutime të shumta në rrjet, me disa që e vlerësojnë iniciativën e saj si sipërmarrje të suksesshme të një të reje në botën e modës, ndërsa të tjerë kritikojnë përdorimin e ambientit simbolik të Shtëpisë së Bardhë për qëllime tregtare.
E bija e Donald Trump Jr., Kai po e ndërton gradualisht profilin e saj publik, duke u shfaqur jo vetëm si pjesë e familjes Trump, por edhe si një emër në zhvillim në fushën e modës dhe marketingut online.