E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrëfyer më shumë nga jeta personale.

Sipas Edisës fitorja e Selin është e merituar duke qenë se ajo ka shprehur mbështetjen e saj për Mirin?

Unë shokëve dhe shoqeve të mia nuk ua lëshoj dorën deri në fund, besnikërinë do ta tregoja deri në fund të rrugëtimit brenda dhe jashtë, por që Selin ka qenë realisht goxha personazh i rëndësishëm për këtë Big Brother dhe pse jo? Unë jam feministe dhe pse duket sikur kam qëndrime ndaj vajzave, por do kisha pasur realisht dëshirë që ta fitonte një femër. Ishte e merituar dhe i uroj të gjitha të mirat sepse ka dhënë shumë dhe ajo vajzë për atë lojë.