Raporti mes Eglit dhe Gjestit në “Big Brother VIP 4” ka qenë me shumë ulje dhe ngritje. Pas rikthimit të banores në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, marrëdhënia e tyre ishte shumë e ftohtë dhe me debate.
Por me kalimin e ditëve duket se situata mes tyre është qetësuar. Edhe pse kanë patur herë pas here përplasje me njëri-tjetrin, nuk kanë munguar as momentet e qeta e me ngacmime apo dhe me batuta.
Ditën e sotme Gjesti ka ndenjur duke e ngacmuar Eglin, ku në një moment i tha se është zgjuar me u puthur.
“Seriozisht qenkam zgjuar me u puthur sot. Mbrëmë të kam dashur pak, sot edhe më shumë”, i tha Gjesti, ndërkohë që Egli vetëm qeshte.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: E bukur po, mbretëreshë po, e zonja po, e mençur sa të duash, budallain në krah e ka. Me lënë këtë mundësi, jo babë
Egli: Kështu është jeta
Gjesti: Jo nuk është jeta kështu, vetëm kështu nuk është. Seriozisht qenkam zgjuar me u puthur sot. Mbrëmë të kam dashur pak, sot edhe më shumë. Më është shtuar një far bereqeti.




