Ylli televiziv, Katie Price, është në rrugën e duhur për t’u bërë gruaja me gjoksin më të madh në botë. Kjo për shkak se ajo vazhdon të bëjë operacione plastike.

“Daily Mail” shkruan se në fund të vitit të kaluar, Katie iu nënshtrua për të 16-n herë një operacioni për rritjen e gjoksit, duke zgjedhur një nga përmasat më të mëdha të implantit.

Price ka treguar rezultatet e operacioneve plastike në një paraqitje të fundit me rroba banje. Ndryshimi në gjoksin e saj është i dukshëm në fotot e publikuara në rrjetet sociale, ku rrobat e banjës rozë duken shumë të vogla për të mbuluar gjoksin e saj të madh.