“Mbretëresha e twerk”-ut, Serena Sula, ka festuar së fundmi 20-vjetorin e lindjes. Në ditën e kësaj të veçantë, modelja ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e shumtë.

Por urimin dhe dhuratën më të veçantë e ka marrë nga partneri i saj, Arjon Luli. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i ka organizuar një festë surprizë, duke u bazuar në preferencat e saj.

Siç vihet re edhe nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, në festë ka mbizotëruar ngjyra rozë, duke nisur nga tullumbacet e deri te torta.

Detaji që ka tërhequr më shumë vëmendjen është shkrimi “Gëzuar Ditëlindjen Mbretëresha e Twerk-ut” në sfond, po me ngjyrë rozë.

Nga ana tjetër, Serena është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë e të ngushtë, me flokët e lëshuar e një kurorë mbi kokë.

Përpos festës surprizë, Arjoni i ka dhuruar një buqetë me trëndafila, një arush gjigant të bardhë dhe i ka propozuar për martesë.