“Big Brother Vip” ka ndarë një deklaratë ekskluzive të Mirit në dhomën e rrëfimit, teksa flet për banorët.

Miri tha se shtëpia është ndarë në dy fronte, duke thënë se Selin, që e cilëson si “mbretëresha”, ka rënë nga froni. Sa për Kristin, ai tha se është kryesori por ama është jashtë loje.

“Jemi ndarë në dy fronte. Një që bën qejf, një ka ikur nga trutë. Në një front bëjnë pjesë Gimbo, Greta, Shënfiku, Mateo dhe Brikena. Kristi është kryesori por ka ikur nuk bën më, është jashtë linjës, Selin mbretëresha ka rënë nga posti”– tha Miri.