Mbreti Charles III priti djalin e tij të dytë, Princin Harry, në një takim privat me Mbretëreshën Camilla. Në këtë takim nuk mungoi as bashkëshortja e Harry-t, Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, Archie dhe Lilibet.

Takimi, i raportuar nga media në prag të vizitës së princit rebel në Mbretërinë e Bashkuar, është i pari i sovranit me familjen e ribashkuar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe nipërve e mbesave të tij “amerikanë” që nga viti 2022.

Sipas burimeve të “Daily Mail”, takimi që u zhvillua pasditen e djeshme në rezidencën rurale të Mbretit në Gloucestershire.

Sipas burimeve, ishte “një ngjarje private familjare” dhe për këtë arsye nuk do të publikohen foto ose informacione të tjera zyrtare.