Rozana Radi është mjaft e revoltuar me disa nga banorët e “Big Brother VIP 4” pasi i kanë përmendur gjëra nga jashtë. Gjatë një debati me Gjestin, ai i ka përmendur ish-partnerin e saj, MC Kresha.

Këngëtarja është e bindur se këtë informacion ia ka thënë Egli, pasi vetë banori nuk e ka ditur këtë informacion nga jashtë për të.

“Unë kam të drejtë që të përmend njerëzit që kanë ardhur këtu, njerëzit që janë përmendur nga goja e këtyre për historitë e këtyre dhe njerëzit që i kanë nxjerrë vetë dhe i kanë sjellë këtu. Unë ish-in tim nuk e kam sjellë këtu, as spektaklet e mia nuk i kam sjellë këtu. E sa herë i shkoj burrit në shtëpi e di unë, jo ky çerri i vogël, ok?”, tha Rozana gjatë një bisede me Danjën dhe Jozin.

Ky i fundit i tha që këto fjalë t’ia thotë Gjestit:

“Thuaja atij dhe mbyllja gojën njëherë e mirë se ça nuk janë duke të përbaltur”.

Ndërkohë këngëtarja iu kundërpërgjigj se nuk po e përbaltin:

“Nuk më përbalt ai mua. Unë e bëj për të tjerët që kam jashtë se për mua ta ha mendja se më plas shumë, e di se kush jam”.