Këngëtari i dashur për publikun, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin e artit si MC Kresha, i ka hyrë botës së futbollit. Ai ka pranuar më herët se futbolli zë një vend të rëndësishëm në jetën e tij, e mesa duket tani ka ardhur koha që të hyjë më në brendësi.

MC Kresha duket se ka nisur kursin për trajner në Shqipëri dhe ka përfunduar me sukses Licencën e UEFA C për trajner.

 Këngëtari nga Kosova që në fillimet e tij ka provuar të luajë edhe si futboll, ka ndjekur kursin e FSHF-së që zhvillohej në Shkodër dhe tashmë ka të drejtën të aplikojë për UEFA B.

Nga ana tjetër, kujtojmë se artisti i njohur njihet edhe si një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Liverpulit, teksa nuk i mungojnë shpesh herë videoklipet ku veshur mban fanellën e “The Reds”.

Ndërkohë fansat e 38-vjeçarit po presim me padurim që t’a shohin artistin duke nisur aventurën e tij të re si trajner.