BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë mbi tendencën e studentëve për të përdorur ChatGPT, por duke ngritur dhe një debat mbi çështjen e suksesit dhe parave…

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Edukimin financiar nuk besoj se ka mundësinë që ta japë një mësues me 800 mijë lekë rrogë.

Helena: 800 mijë lekë është mirë…

Ronaldo: Jo, nuk është mirë, është varfëri. A do të flasim hapur? 800 mijë lekë në kohërat që jetojmë, është një rrogë e një të varfri.

Helena: Ne duhet të flasim se si kemi ndryshuar, se e dimë shumë mirë që rrogat e mësuesve kanë qenë shumë më pak. Kjo është rrogë mesatare.

Ronaldo: Jo, nuk është rrogë mesatare. Me 800 mijë lekë në Shqipëri, je i varfër.

Helena: Atë që ti e quan varfëri, të tjerët e quajnë gjendje normale.

Ronaldo: Çfarë bëhet sot në Shqipëri me 800 mijë lekë? Do paguash qira, vendin e parkimint, faturat e celularit, gjobat e makinës?

Helena: Gjobat e makinës nuk i merr, mund të udhëtosh dhe me autobus, jo me makinë… Edhe progresiviteti ekonomik nuk është aq i lehtë edhe tek vendet e tjera.

Ronaldo: Faturat që paguajmë kanë pasur hapa galopantë, rrogat tona jo.

Helena: Ne kemi dëshirën ta bëjmë kalimin nga student direkt me Benz, me Porsche, të shkojnë në një vend pune ku të kenë luks.

Ronaldo: Më dhimbsen mësuesit, sepse është një nga profesionet bazë. Një shoqëri që të zhvillohet, arsimin duhet ta ketë pikë të fortë për një të ardhme të mirë. Të shohësh mësues që marrin 800 euro në muaj, realisht më dhimbsen.

Helena: Ka mësues që marrin më shumë, në varësi të viteve dhe formimit. Kanë pasur dhe specializime të tjerë që kanë shtuar vlerësimin ekonomik.