Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment nga jeta e saj. Ajo ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqet në spital.
Në foton në fjalë, Morena tregon zonën e barkut të fashuar, duke mos dhënë detaje të tjera në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.
Në një mesazh të ndjerë, ajo tregon se muajt e fundit kanë qenë të mbushur me ulje-ngritje emocionale, përfshirë shqetësime shëndetësore dhe stres të madh, si dhe momente të gëzueshme. Por përmes këtij postimi, Morena përcjell një mesazh të fortë:
“Ju lutem, jetoni jetën pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet të marrim asnjë minutë të saj të mirëqenë”.

Këngëtarja thekson se lumturia e vërtetë gjendet te njerëzit që na duan dhe që i duam.
“Kaloni jetën me ata që ju duan dhe që i doni. Kjo është lumturia e vërtetë”.