Gjesti e ka nisur ditën e sotme duke ngacmuar Loredanën dhe Valbonën, duke u marrë gjërat që u ka dhuruar Jozi, i cili një ditë më parë u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”.
Këngëtari ka marrë një foto të Valbonës, e cila ka qenë e vendosur te torta e ditëlindjes së saj. Këtë foto, Jozi e ka hequr nga torta dhe ia ka dhënë Valbonës, e për këtë arsye ajo nuk donte që Gjesti ta prishte.
Teksa gazetarja po ndiqte me vrap këngëtarin, atij i bie atletja nga këmba, të cilën e merr Valbona dhe ia hedh në pishinë pasi Gjesti i grisi foton.
“Mos e bëj. Jo atleten, po ça ke brenda ti hedh në pishinë. Jo ça ka brenda, po ti nuk e di ça ka me të gjetur”, i thotë Valbona, ndërkohë Gjesti i kundërpërgjigjet:
“Foto u prish krejt. A e hodhe atleten, 500 euro vetëm një atlete”.
Pjesë nga debati:
Valbona: Zot mbaje dorën edhe fale
Gjesti: O Zot fale Valbonën që i ka dalë fytyra, i kanë dalë krejt. A do me u kruajtur? Mbaje. Unë jam i gatshëm për betejë, lufta pret miq.
Valbona: Mos e bëj. Jo atleten, po ça ke brenda ti hedh në pishinë. Jo ça ka brenda, po ti nuk e di ça ka me të gjetur
Gjesti: Krejt gjuaj, pse a ke me më mbytur?
Valbona: Më dhemb shpirti po e bëre atë
Gjesti: Ma jep atleten
Valbona: Mos luaj me ndjenjat e mia. Më bëj ça të duash, vetëm atë jo
Gjesti: A nuk do me ma dhënë atleten
Valbona: Është e para kjo, Gjest mos e prish
Gjesti: Kjo u prish krejt. A e hodhe atleten, 500 euro vetëm një atlete