Genar Topalli dhe Cindy Marina i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Djali i Jozefina Topallit ka publikuar ditën e sotme dy fotografi nga ceremonia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Genari shprehet se nga sot nis një kapitull i ri.
Topalli thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shnndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri.
Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari në postimin e tij në rrjetet sociale.
Në fund djali i Jozefina Topallit nënvizon se është njeri me fat që ka gjetur Cindyn, teksa nuk harron të falënderojë të gjithë miqtë e familjarët që festuan për dashurinë e tyre.
“Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë – sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.
Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.
Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundon ai.