Në episodin e djeshëm të “Pa Filtra”, në Top Channel, ka ndodhur diçka e pazakontë.
Një djalë i quajtur Igli u shfaq në studio dhe papritur nisi që të akuzonte moderatoren e njohur, Erjola Doçi. Sipas tij, ajo pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ra dakord me të për t’i reklamuar biznesin.
Igli u shpreh se bëhej fjalë për një shifër prej 14 mijë eurosh, ku 6 mijë prej të cilave Doçi i kishte marrë parapagim për reklamën në “Instagram”.
Igli pretendonte se Erjola pasi mori gati gjysmën e pagesës nuk i hapi më telefonin. Madje ai kishte sjellë edhe një kontratë që ata kishin bërë,
Nga ana tjetër, Françeska Murati, e cila është po ashtu opioniste në këtë program i është kundërvënë Erjola Doçit duke i besuar akuzuesit.
“Erjola a nuk të vjen zor nga vetja? A nuk ke turp? A ke surrat ti, që ky zotëria po të vjen këtu e po të thotë me kontratë, me fakte, me një letër të noterizuar që ti më ke marrë lekët. Ti më rri mua aty si pordha më e madhe në botë, e bën sikur kush je. Do me mashtruar? Zemra ime të themi të vërtetën, një vajzë 27 vjeçe me ‘Range Rover’ dhe kremëra 20 mijë euro, s’më del llogaria ku i gjen lekët”, u shpreh Françeska, koment i cili detyroi Erjolën të braktisi studion.
Pasi moderatoren e rikthyen në studio, Igli iu afrua dhe i tha:
“Ishte një kamerë e fshehtë. Na kishte munguar Erjola”.
Doçi e cila po dridhej shprehet: “Unë zakonisht i nuhas kamerat, por kur futet Fraçeska më çakordon trurin. Se jam duke u dridhur tani”.