I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?

Si e sheh rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP”?

Nuk më duket mirë. Mua Egli më duket e shtirur, është e sforcuar. Unë kam përshtypjen që kjo situatë po i bën më keq se sa i ka bërë. Nëse deri dje natën flinte, fërkohej, puthej, dashuroheshin, bënin dhe seks – megjithëse ata nuk e thonë, por thonë që i kanë bërë të gjitha – tani nuk bëjnë asgjë, tani as nuk flenë bashkë. Nuk është kështu jeta. Nuk ndryshon dot njeriu brenda 9 ditësh, ato ndjenjat nuk hiqen me gomë. 

Unë nuk isha dakord që të rikthehej Egli. Kemi qenë bashkë këtu në studio ku unë kam thënë që ajo patjetër duhet të dalë. Madje i kam dërguar dhe një mesazh në Instagram, pavarësisht se tani më ka bërë block dhe nuk e mora vesh se pse. E këshilloja familjen që të komunikonte me produksionin dhe të kërkonte ndihmë se si ajo të dilte nga ajo shtëpi, sepse u bë shumë e shëmtuar në atë që bënte. Kur isha në Top Channel e pashë rastësisht nëpër korridore, të shkatërruar. Por nuk ma mori mendja kurrë se do të rikthehej. Mbase fama është shumë e rëndësishme për të dhe për familjen e saj.