Këngëtarja e famshme, Shakira duket se emocionet e saj i kthen në art. 45-vjeçarja mesa duket këngën e re me titull “Monotonia” ia dedikon ndarjes me bashkëshortin futbollist, Gerard Pique.
Më 15 tetor, këngëtarja kolumbiane postoi në “Instagram” një video ku thuhej: “Nuk ishte as faji yt dhe as i imi/ Ishte faji i monotonisë”. Ndërsa 4 ditë më pas bëri publikimin e këngës më të re.
Edhe pse ka vetëm 10 orë që është publikuar në kanalin e “Youtube”, kënga ka arritur gati 10 milionë klikime.
Në këngën e Shakirës veçohen vargjet ku ajo thekson se nuk i duron njerëzit me dy fytyra ndërsa shton se ndarja erdhi për shkak të monotonisë, ashtu siç është edhe titulli i këngës.
“Nuk i duroj dot njerëzit me dy fytyra, unë e vendosja dorën në zjarr për ty! Por, nuk është faji yt dhe as i imi, ishte faji i monotonisë”, thekson Shakira në vargjet që duken si një mesazh i drejtpërdrejtë për Pique.