Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Elvis Pupa ishte i eleminuari i spektaklit të së martës e ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulën. Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë, ku dhe ka kujtuar një nga batutat e tij me Luizin. Gjithashtu Visi ka treguar se dëshiron bashkëpunim muzikor me Luizin dhe Lorencin e sipas tij do të jenë një treshe sherbetash.

Lorenci ka disa ditë që është larguar me vullnetin e tij nga shtëpia e “BBV2” ndërsa Vis Pupa është eleminuar në spektaklin e kësaj të marte. Ditën e sotme të dy djemtë kanë postuar një foto në Instagram ku shfaqen në një studio muzikore e duket se janë duke përgatitur ndonjë bashkëpunim muzikor.