Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi duket se po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut.
Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare.
Së fundmi, bukuroshja brune ka bërë daljen e saj në tapetin e kuq të ‘Amfar’, ku ka qenë e ftuar dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.
Marashi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në “Instagram”, ku shfaqet e veshur me një fustan të mrekullueshëm, ngjyrë gri i shndritshëm ku nxirrte në pah format e saj perfekte trupore duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë fotografëve në tapetin e kuq.
View this post on Instagram