Gjashtë banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, të cilët duket se kanë trazuar ujërat që në orët e para të qëndrimit të tyre.

Fation Kuqari, Dea Vieri, Klodian Duro, Albi Nako, Arta Kabashi dhe Bardhi janë personazhet VIP që mbrëmë hynë në shtëpinë e “Big Brother”.

Ndërkohë banorët që janë që nga fillimi i reality show-t filluan që të ndajnë mendimet e tyre rreth hyrjeve të reja.

Gjatë një diskutimi mes Rozës, Sarës, Ilnisës dhe Alfios, Lati u tha atyre përshtypjet e saj për banorët e rinj.

Pjesë nga biseda:

Roza: Pata një impresion të mirë, domethënë ma dha impulsin pozitiv (për Fationin), por Dea nuk më duket me mendje të mirë. Fationi më duket me mendje të mirë.

Ilnisa: Po sot nuk është me mendje të mirë, mbase nesër nuk do të gdhihet me mendje të mirë…

Alfio: Po ti Sara si mendon?

Sara: Jo, njeri i mirë është.