Mbretëresha e Spanjës, Letizia, dukej më elegante se asnjëherë më parë teksa u shfaq në publik me një fustan të guximshëm që i nxirrte kurrizin jashtë. Ajo u bashkua me bashkëshortin e saj në inaugurimin e Sezonit të Teatrit Mbretëror në Madrid.
50-vjeçarja dukej aq elegante me fustanin e gjatë, sa ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve në inaugurim.
Mbretëresha spanjolle kishte zgjedhur që fustanin ta kombinonte me një palë taka ngjyrë floriri si dhe një çantë dore me po të njëjtën ngjyrë. Gjithashtu kishte vendosur edhe një palë vathë elegantë.
Ndërkohë flokët e saj të gjatë i mbante të mbledhur si dhe kishte zgjedhur një make-up joshës, me qerpikë të gjatë dhe një buzëkuq me shkëlqim.