Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ishte sot i ftuar në podcast-in e radhës të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Kreu i qeverisë nuk la pa e ngacmuar në lidhje me dasmën që bëri natën e finales së madhe të BB VIP. Luizi i dha fund beqarisë duke u martuar me Kiara Titon, të cilën e njohur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty edhe ku i propozoi.

Kryeministri Rama e pyeti nëse dasma ishte ‘reale apo vazhdim i spektaklit’, Luizi iu përgjigj: “Reale”. Madje fituesi i BB VIP i tha se ‘i erdhi keq që nuk ishte’.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Një gjë dua të di unë. Kjo martesa sa dole nga aty, është reale apo vazhdim…

Luiz Ejlli: Vazhdim i kujt?

Edi Rama: I spektaklit?

Luiz Ejlli: Pse po thua reale apo vazhdimi…

Edi Rama: Po pyes

Luiz Ejlli: Po pyet për një shok apo për vete

Edi Rama: Po pyes…

Luiz Ejlli: Për Lalin

Edi Rama: Se thashë larg qoftë këtë e ka organizuar Lali se do patjetër me martuar Luizin

Luiz Ejlli: Unë nuk e di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë

Edi Rama: Me Lalin i kemi punët shumë mirë. Po është reale?

Luiz Ejlli: Është reale

Edi Rama: Të trashëgohesh

Luiz Ejlli: Më erdhi keq që nuk ishe

Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur

Luiz Ejlli: Faleminderit.

Ndërkohë në fund të podcast-it të tij, kreu i qeverisë i tha Luizit:

“Shumë faleminderit. Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtesen.