Elvisi është një nga konkurrentët e “Për’puthën” që u largua vetë nga programi, pas një debati që bëri me opinionistin, Arjan Konomi. Gjithçka nisi nga një fotografi që Loco kishte bërë në “Instastory” dhe Antonela e mori shumë personale.
Edhe pse ka disa javë që nuk është më pjesë e programit, ai herë pas here bën postime në lidhje me “Për’puthen”. E kështu ka bërë edhe së fundmi.
Ai pyet se si bashkë me Kristianin ishin konsideruar si më të artikuluarit nga programi, ndonëse sipas tij nuk kishin shkollë.
“Ore me erdhi ne mendje nje pyetje shume idiote pas 3 vodkash. Pse jemi konsideruar une dhe Kristian Marcinaj konkurentet me te artikuluar dhe sjellshem ne Perputhen, kur ne pa shkuodh jemi?? (Se zgjuarsine se kemi pas as sdo e kemi najhere). Per teori te tjera konspirative si kto, msillni vodka se mmbaroi. Flm, klm”, shkruan Elvisi.