Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Igli Daizi, ka qenë i ftuar në ‘Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur për rrugëtimin e tij të shkurtër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që e ndërpreu për shkak të një problemi familjar.
Igli rrëfeu gjatë intervistës arsyen se pse vendosi që t’a linte lojën dhe si ishin ato ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
“Më vjen keq që u ndërpre aq shpejt, nuk arrita të tregoja asgjë përveç qytetarisë. Shyqyr që nuk u konfliktova me njeri. Më vjen keq që u ndërpre, por për arsyen që dola, më vjen mirë.
Para se të futesha në “Big Brother VIP 4”, e lashë nënën time sëmurë, në krevat. Përveç dëshirës sime, ishte dhe dëshira e nënës për të hyrë në BBV. Sikur u motivua kur i thashë që do futesha. Shkova aty ku ajo donte sepse ishte si një dëshirë e fundit e saj
Tre ditët e para më dukej sikur nuk isha aty, vetëm u shihja dhe i studioja banorët. Ditën e diel pas prime-it, më erdhi njoftimi për nënën. Ruajta qetësinë dhe thashë vetëm “nga duhet të dal?”. Dola direkt. Nëna u mërzit jashtë mase dhe më tha pse nuk e vazhdova”, tha Daizi.