Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur për humbjen e së motrës.

“E kam të vështirë të flas. Ne kemi qenë të treja si tre pika uji, por nuk i dalim dot vullnetit të Zotit”, tha këngëtarja.

Teksa kanë kaluar tre vite nga ndarja nga jeta e saj si pasojë e një sëmundje të rëndë, Gjoni u shpreh se që nga ai moment “ka ndryshuar gjithë bota”.

“Është djegur shpirti deri aty sa të thashë që kam zgjedhur vërtetë që publiku më ka ndihmuar shumë. Kam dalë në koncert shumë shpejt, për katër muaj. Ishte një bombë e madhe. Vetëm kur të martoj djalin mund të arrij të çohem të marr një valle, e kam shpirtin në zi. Megjithatë jam një femër e fortë dhe nuk do doja të prekem sepse kam punuar me veten para se të vija. Ajo ishte një thesar për familjen tonë”, u shpreh Ingrit Gjoni.