Mëngjesi i sotëm ka nisur me përqafime dhe puthje mes Loredanës dhe Jozit. Ishte ajo që nisi t’a ngacmonte qe nga krevati i saj, derisa më pas u hodh te shtrati i tij.

Teksa rrinin në krevat të përqafuar, ata nuk flisnin fare. Ndërkohë momente romantike mes tyre ka patur edhe gjatë ditës.

Ata ishin në lavenderi duke u marrë me punët, por nuk munguan as përqafimet. Madje në një moment pranë tyre shkoi Egli, e cila nuk e dinte se Jozi dhe Loredana ishin aty, dhe i pa teksa po përqafoheshin.

“Më falni, më falni. U vura në siklet se më duket sikur ju ndërpres”, u thotë Egli atyre, të cilët ndaluan së përqafuari.