Ditën e sotme Gjesti teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë vetëm dhe po ecte duke pirë një cigare, i përlotur u shpreh se asgjë nuk po e bënte për veten e tij dhe kërkonte falje nëse ka gabuar në diçka gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP.
Çdo gjë do ta bëj për ju, mbajeni mend. Gjithçka që jam duke e bërë po e bëj për ju, asgjë për vete vetëm për ju. Asgjë nuk më takon mua, vetëm për juve.
Teksa vazhdonte ecjen e tij i vetëm ai shtoi gjithashtu se:
Më falni shumë, më falni edhe nëse kam gabuar. Për Zotin asgjë për vete por vetëm për ju. Nuk më vlen asgjë nëse nuk ju shoh juve të lumtur, nuk ka puls për mua.