Që prej ditës së mërkurë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” vijon sfida e mosreagimeve. Banorët mund të përballen me situata të ndryshme dhe me të ftuar të papritur dhe ata nuk duhet që të reagojnë.
Pak më parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë kunata e Rogertit, i cili u përlot sapo e pa.
Ajo i tha se e ka ndjekur çdo ditë dhe e ka dëgjuar kur e ka përmendur dhe përshëndetur. Gjithashtu e përqafoi edhe në emër të bashkëshortes dhe djalit të tij, e duke i thënë se e duan shumë.
“Mos më thuaj që nuk të kishte marrë malli për mua, për ato zënkat tona. Këtë përqafim e ke nga Marlon dhe Enxhi, të duan shumë”, i tha ajo para se të largohej nga shtëpia.
Gjithashtu teksa ndodhej jashtë, aty ku ishin shumica prej banorëve, ajo u drejtua duke u thënë:
“Me fitoren e kunatit tim normalisht”.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo i dha edhe një mesazh Selin, duke i thënë se qëllimi i Rogertit kur është bërë pjesë e “Big Brother VIP 5” ka qenë ashtu siç ka thënë ai, që t’a ndihmonte në lojë.
“Selin shpresoj të jesh mirë, dua të të them thjesht se qëllimi kur ka hyrë ka qenë realisht shumë i vërtetë, shumë i sinqertë. Loja mori ashtu si mori, por shpresoj të bëhet më e mira”, u shpreh ajo.
Duke qenë se Selin nuk i kthente dot përgjigje drejtpërdrejtë që të mos reagonte, i dha sinjal përmes Edisës që e kishte përballë:
“Edisa je yll bote, faleminderit”.



