Modelja e njohur, Angela Martini, merr herë pas here vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale.


E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka ndarë me fansat një pozë ku shfaqet shumë elegante. Bukuroshja shkodrane kishte veshur një minifund dhe reçipeta, ndërsa tregoi linjat e përsosura trupore, për të cilat edhe njihet.



“Gjëja më e rëndësishme është të shijosh jetën, të jesh i lumtur, është e gjitha që ka rëndësi”, ka shkruar Angela bashkëngjitur me foton.


Kujtojmë se Martini është komentuar shpeshherë edhe për martesën e saj me Dragos Savulescu. Është përfolur shumë herë për një ndarje të mundshme, por përmes fotove dhe dedikimeve romantike të bëra në “Instagram”, ata kanë zbuluar se janë më të dashuruar se kurrë.