Pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit, Imane Khelif ka vendosur që të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.
25-vjeçarja ka publikuar në “Instagram” disa pamje ku tregon look-un e saj të ri. Ylli i boksit nuk shfaqet më me flokët gërsheta, por të lëshuara dhe me onde.
Në pamjet e ngarkuara në rrjetet sociale, Imane mund të shihet duke goditur me grusht drejt kamerës përpara se të shfaqet me një veshje rozë, me lule.
Khelif mbante një palë vathë rrathë dhe eyeliner rozë, si dhe shkëlqyes buzësh. Ajo gjithashtu shfaq medaljen e saj të artë, e cila u fitua kur mundi Yang Liu të Kinës të premten e kaluar.
Ndërkohë kujtojmë se 25-vjeçarja ishte një figurë e diskutueshme në Francë, me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar që e lejoi atë të garonte pavarësisht se Shoqata Ndërkombëtare e Boksit tha se ajo kishte dështuar në dy teste gjinore në Kampionatin Botëror të Boksit vitin e kaluar.
Khelif ka zbuluar se është lënduar nga komentet që pretendojnë se është burrë, me algjerianin që ka ngritur një padi për bullying kibernetik me prokurorët e Parisit.
Elon Musk dhe JK Rowling janë dy figura të famshme të përmendura në padi, ndërsa avokati i Khelif ka zbuluar se edhe Donald Trump do të hetohet.


