Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën. Po flasim për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila me paraqitjen e saj të fundit në publik ka ngritur temperaturat.

Teksa mbërriti në shfaqjen e Azzedine Alaïa gjatë Javës së Modës në Paris të dielën, ajo ka arritur që gjithë vëmendjen t’a kthejë nga vetja.

32-vjeçarja u shfaq me një fustan të tejdukshëm dantelle, duke mos i lënë aspak vend imagjinatës.

Fustani i zi e tregonte shumë elegante dhe i shkonte shumë. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se ylli i muzikës kishte vendosur që të mos vishte reçipeta, duke treguar më shumë seç duhet.