“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuar mbrëmjen e djeshme ka qenë reperi i njohur, Mc Kresha, i cili ka treguar shumë rreth jetës personale dhe profesionale. Ndër të tjera ka folur edhe për konfliktin me grupin Babastars.
E kemi pasur një konflikt me Babastars, me Getin dhe me djemtë. Me Getin skam fol për më shumë se 11 vjet. Edhe kur u takuam kohëve të fundit po qeshnim, thash aq shumë e kemi marrë seriozisht këtë Beef more vllai, Jena hidhnu skena fol dhe asnjë lek se kena shfrytëzu, ndoshta ekonomikisht po e kemi marr aq kulturarisht sa sjemi marr me to në formë biznesore si ndodhi kjo me Kendrick dhe Drake