Aktori i njohur i “Portokallisë”, Marin Orhanasi, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Krah tij ishin edhe dy shokët më të ngushtë, dy djemtë Maid dhe Uesi.

Gjatë bisedës me moderatoren e njohur, aktori tregoi disa detaje nga raporti i ‘3 burrave të shtëpisë’.

Me humorin që e karakterizon, Marini ka zbuluar se në shtëpinë e tyre ka gjithmonë rrëmujë dhe zhurmë.

I pyetur nga Bieta Sulo se cili ishte kuptimi i emrave të fëmijëve dhe domethënia pas tyre, aktori i “Portokallisë” ka treguar se emrin e djalit e ka vendosur Elvis Naci.

“Emrin Maid të djalit ma ka vendosur Elvis Naci. Elvisi ka bërë për shqiptarët më shumë se kushdo. Është nder që e kemi”, u shpreh Marini duke mos kursyer asnjë vlerësim për Naçin.

Më tej gjatë intervistës në studio, nuk mungoi as prezenca e bashkëshortes, e cila erdhi surprizë me një letër të ndjerë dedikuar Marinit.

Dorina nuk kurseu as kritikat, megjithatë panorama e plotë e familjes Orhanasi solli shumë hare në studio.