Mjeshtri i madh amerikan i shahut dhe komentatori online, Daniel Naroditsky, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.
Familja e shahistit të njohur njoftoi vdekjen e tij të papritur në një deklaratë të lëshuar nga klubi i tij, Qendra e Shahut në Charlotte, të hënën. Në deklaratë nuk u dha shkaku i vdekjes së tij.
“Me hidhërim të madh ndajmë lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të Daniel Naroditsky-t”, thuhet në deklaratë, duke shtuar:
“Daniel ishte një shahist i talentuar, komentator, si dhe një anëtar i çmuar i komunitetit të shahut, i admiruar dhe i respektuar nga tifozët e lojtarët në të gjithë botën”.
Naroditsky nisi për herë të parë interesin për shahun në moshën 6-vjeçare, kur vëllai i tij më i madh Alan e prezantoi me lojën për të ndihmuar në argëtimin e një grupi fëmijësh në një festë ditëlindjeje.