Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe në lidhje me projektet e saj më të reja muzikore.

Lore është pyetur në lidhje me qëndrimin që ajo pati me Inën kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo dhe Selin vendosën që të mos i jepnin dorë.

Këtë gjest nga ana e saj, Lore e komentoi kështu:

“Edhe reagimi im mund të ketë qenë emocional dhe impulsiv. Por ishte instiktiv, nuk e mbështes këtë lloj toksiciteti dhe e luftoj. Por nuk është se luftoj gocat. Unë kisha marrë versionin e Stelinës, pashë videon dhe mbajta qëndrimin tim. Nuk kisha asgjë personale me Inën, por nuk e mbështes këtë gjë”.

Ndërsa për situatën mes Brikenës dhe Mateos, Lore u shpreh:

“Brikena ka qenë një nga njerëzit e parë që kam njohur aty brenda. Më dhimbset si po trajtohet kjo gjë nga Mateo. Ajo u mundua të ishte e përmbledhur dhe pastaj e pa në sy dhe i tha ‘deri këtu’. Nuk e di se ku do të dalë Mateo me gjithë këtë. M’u duk sikur Brikena në Prime i dha një sinjal, që ‘unë këtu jam, bëj diçka’”.