Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të shoëbiz-it dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Ledri organizoi  një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij  ( 24 maj) për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty”.  Në një intervistë për Top Channel në prapaskenën e festës ai ka treguar disa nga “sekretet” e këngëve të tij.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Cila është kënga që e ke bo më me qejf? Që ti e ke përzemër?

Ledri Vula: Ato këngë që s’i kam pas me qejf, nuk i kam shti në album. Ato 14 këngë, tanat i kam bo me qejf, me shumë qejf i kam bo edhe bashkëpunimet

Gazetarja: Çfarë projektesh ke për verën? A ke bashkëpunime për verën?

Ledri Vula: Unë me kam me dalë me album verës. Kam që 10 sezone që jam në treg. 80 % kam bo muzikë për kolegë, është e vetmja herë që po bëj për veti. Më kanë thirrë në bashkëpunime, disa më kanë kuptu, disa më kanë injoru.