Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kristi Lamaj, i ftuar në “Fan Club” ka folur për përjashtimin e tij nga programi, pas daljes nga muri. Gjatë emisionit ka pasur dhe një telefonatë nga Krusita ku kanë biseduar bashkë…
Kristi Lamaj: Nuk kam frikë të refuzohem. Nuk kam dashur të luaj me ndjenjat në BBV, të bëj lojë çiftesh. Unë kam qenë i qartë, më ka interesuar që Krusita të ishte e qartë.
Krusita: Desha të pyes Kristin, si është? Nuk kam pasur mundësi të komunikojmë.
Kristi Lamaj: Mirë jam.
Krusita: Unë fillimisht që mos të bëj seriozen, je i vetmi njeri që Arjan Konomi ka folur mirë. Më ka marrë malli. Patjetër që do të takohemi.
Kristi Lamaj: Patjetër.
Krusita: Mendoj që përjashtimi nuk e fshin fare rrugën që bëre brenda, ishe personazh që ke lënë gjurmët e tua. Përtej gjithçkaje çdo eksperiencë ka një arsye. Jashtë të presin shumë njerëz që të kanë mbështetur.



