Dita e djeshme ka qenë plot emocione dhe rrëfime të sinqerta në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, pasi 4 finalistët kanë dhënë intervistë për Elona Duron dhe Jonida Aliçkollin.
Dy moderatoret e njohura zhvilluan biseda shumë interesante me Laertin, Rozanën, Eglin dhe Gjestin.
Duke folur për këtë të fundit, ai u gjend krah Elonës për rreth 30 minuta, duke shprehur emocione, mendime dhe zbuluar të vërteta të pathëna.
Një pjesë nga biseda e tyre e këndshme:
Për çfarë do të të marrë më shumë malli?
Normal, emocionet që kam përjetuar këtu. Dinamikat e mëdha, por ka shumë gjëra që do të më marrë malli, për shtëpinë… gjashtë muaj ditë izolim dhe u mësova këtu. Kur të dal jashtë e di që dy muaj ditë do të jem i ftohtë…
Po jashtë për çfarë mezi po pret të bësh?
Çka është që më ka marrë malli më së shumti, më ka marrë malli veç me puth pragun e derës, me puth shtëpinë time, katundin tim. Nuk e kisha menduar që më merr malli kaq shumë. Kam kaluar shumë gjëra të rënda…